E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Bedri Hamza flet pas publikimit të videos ku ishte pjesë e një tubim që dëgjohen të shtëna me armë

- Advertisment -spot_img

Në orët e pasdites, faqja e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë ka publikuar një video-inicizim ku dëgjohet muzikë ndërsa pretendohet se në këtë rast ka pasur edhe të shtëna armësh.

Në pamjet e publikuara shihet kandidati i PDK-së për Mitrovicë, Bedri Hamza, Sami Lushtaku, deputetja Ganimete Musliu, të cilët marrin pjesë në tubim.

Po Bedri, nëse fsheh krimin je pjesëmarrës në krim, sepse duhet me denoncuar krimin! Gjuajtja me armë në vende publike është krim dhe mos lajmërimi i rastit në polici është vepër penale, sipas paragrafit 1.9 – neni 378 të Kodit Penal të Kosovës

thuhet përkrah video- incizimit të cilin e ka publikuar faqja e LVV-së në Mitrovicë.

Ata madje kanë kërkuar përgjigje nëse Hamza e ka denoncuar një rast të tillë.

Ndërkaq kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza ka folur në lidhje me këtë rast për kallxo.com i cili e ka mohuar këtë ngjarje ku sipas tij nuk është e fushatës aktuale.

Ata e kanë bërë një strategji të një fushate negative. Unë mendoj që fushata duhet me u bazu në program, projekt, njerëz, ekipe e jo në fushatë negative dhe akuzuese dhe të paqëndrueshme. Ata duhet me tregu për cilën fushatë po bëhet fjalë, për cilën ditë.

ka thene Hamza

Ai shtoi edhe se rasti për të cilin ka publikuar video LVV në Mitrovicë nuk ka qenë nën organizimin e tij dhe nuk është në Mitrovicë.

Takimi as nuk ka ndodhur në Mitrovicë, as nuk ka qenë i organizuar nga ana ime dhe as nuk jam njeri që u duartrokas sendeve të caktuara, asnjëherë. Nuk është ngjarje as që lidhet me ngjarjet aktuale as me Mitrovicën as për kandidaturën time për kryetar të Mitrovicës. Ajo video ka qenë publike e më thonë e kam lajmëru e s’e kam lajmëru, çka di unë, ku shkoj në tubim çka ndodhë, çka di unë për ato punë. Nuk është ngjarje që ka ndodhur me Mitrovicë dhe as nuk lidhet me fushatën aktuale

shtoi Hamza.

Artikuj të ngjashëm