E enjte, 20 Janar, 2022
spot_img

BE-ja thotë se në takimin e radhës Kosovë-Serbi do të shtrohet çështja e Asociacionit

- Advertisment -spot_img

Ka nisur të shtohet presioni mbi Kosovën për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Teksa ka njoftuar se “ka marrë në dijeni shqetësimet e Beogradit për mungesën e përparimit në zbatimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit”, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se kjo çështje do të ngrihet në takimet e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, para fundit të këtij viti.

Në fund të komunikatës së BE-së pas arritjes së marrëveshjes për targat, janë cekur shqetësimet e palës serbe për çështjen e Asociacionit dhe “mungesën e panelit me shumicë serbe në një rast të Gjykatës së Apelit”.

Me këtë rast, BE-ja ka bërë thirrje që të dyja palët të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën.

Për ta bërë këtë, BE-ja si lehtësuese do të adresojë të gjitha çështjet e pazgjidhura që dalin nga Marrëveshja e Parë e parimeve për normalizim raportesh, “Marrëveshja e Brukselit”, me të dyja palët si çështje prioritare në një nga takime e ardhshme në nivel të kryenegociatorëve para fundit të vitit

thuhet në komunikatë.

Të enjten, Kosova e Serbia arritën marrëveshje për çështjen e targave. Sipas marrëveshjes së arritur, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, ndërsa aty do të vendoset KFOR-i. Elementet shtetërore në targat e veturave do të mbulohen me letra ngjitëse, ndërsa do të formohet një grup punues për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Artikuj të ngjashëm