Arton Muhaxheri, bashkëpunëtori i ngushtë i Astrit Ademajt, ka thënë se dje gjatë tërë ditës kishte qenë bashkë me të ndjerin Ademajn dhe se nuk e kishte vërejtur asnjë shqetësim tek ai.
Muhaxheri tha se kjo ndodhi i duket e çuditshme sepse nuk kishte asnjë shenjë për një ndodhi të tillë.
Dje ishim tërë ditën bashkë nga ora 09:00 e mëngjesit deri në ora 18:00 në mbrëmje në kuadër të fushatës zgjedhore. Aty jemi ndarë për të mos u bërë bashkë më sepse atë e vranë dhe kështu mbetëm. Ai asnjëherë nuk ka dhënë asnjë shenjë as ditëve të kaluara, por as edhe dje që ka pas ndonjë shqetësim apo problem. Është e çuditshme krejt kjo çka ka ndodhur.
Arton Muhaxheri – Bshkëpunëtori i ngushtë i Astrit Ademajt
Muhaxheri shtoi se të gjitha informacionet që i kanë deri tani nga organet e hetuesisë për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë është se janë duke vazhduar hetimet, duke shtuar se ende nuk i dinë shkaqet e kësaj vrasje.
Informatat që i kemi nga prokuroria, policia, hetuesia nga të gjitha organet, janë se hetimet vazhdojnë. Ende nuk e dimë se pse janë vrarë dy persona, ende nuk kemi informata.
Tha Muhaxheri
Muhaxheri ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion se ai kishte folur me familjarët apo miqtë e tij për ndonjë problem.
Me këta familjar që kam biseduar, Astriti nuk ka shprehur ndonjë shqetësim. As tek unë si shok i ngushte, as te miqtë e tjerë dhe tek asnjë familjar nuk ka shprehur asnjëherë ndonjë shqetësim. Nuk e di saktë çfarë marrëdhënie kanë pasur, ne jemi njohur me Blerandin, ka qenë bashkëpartiak. Herën e kaluar të tre kemi pirë kafe, nuk e di çfarë ka ndodhur, nuk e kam pasur idenë më të vogël. Blerandi ka qenë kandidat për Deçanin, shpesh jemi parë në ato periudha, nuk kanë pasë kurrë asnjë problem mes veti, nuk e kam vërejtur që kanë pasur ndonjë problem.
Shtoi Muhaxheri
Sipas Muhaxherit dy të ndjerit nuk kishin pasur takime kohëve të fundit.
Ata të dy nuk e di që kanë pasur takime kohëve të fundit, unë të paktën nuk kam informacione. Astriti asnjëherë nuk e ka shprehur asnjë lloj shqetësimi, ose që ka ndonjë problem me Blerandin, ose dikë tjetër. Kjo për ne është e paqartë, enigmatike shumë. Prej kur ka filluar fushata, Blerandi asnjëherë nuk ka ardhur kah Peja, të paktën se kam parë, as me Astritin prej kur e kemi filluar fushatën këto ditë se kam parë.
Përfundoi Muhaxheri
Ai shtoi se nuk mendon se kjo ngjarje lidhet me politikën./observeri/
Lexo edhe: 998 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri