E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Basha: Nuk mund të tolerohen tanket e avionët që mësyjnë kufijtë e Kosovës, Shqipëria nuk duhet të heshtë

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovë, duke thënë se aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate.

Lulizim Basha

Lexo edhe: Serbët e Kosovës të frikësuar, thonë se po detyrohen të qëndrojnë në barrikadat në Jarinjë dhe Bërnjak

Tutje, ai thotë se detyrë e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate.

Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm