E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Ballkani Perëndimor regjistron rritje prej 60% të rasteve me koronavirus

- Advertisment -spot_img

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Ballkanin Perëndimor është rritur deri në 60 për qind gjatë muajit tetor.

Brenda 14 ditëve të fundit në rajon janë regjistruar 166 mijë e 17 raste të reja të infektimit, në krahasim me 100 mijë sa ishin deri në fund të muajit të shkuar, ka raportuar Al-Jazeera. Bilancin më të lartë të të infektuarve në periudhën katërmbëdhjetë-ditore e ka shënuar Serbia, me 93 mijë e 249 raste të reja.

Rritje të madhe në shifra gjatë kësaj periudhe kanë regjistruar edhe Kroacia me 27 mijë e 997 të infektuar dhe Sllovenia me 18 mijë e 976 raste. Në Bosnjë-Hercegovinë brenda dy javësh janë evidentuar edhe 8 mijë e 122 të infektuar të rinj me virus.

Ndërkaq rënie të lehtë të numrit të pacientëve me COVID-19 kanë shënuar Shqipëria, me 6 mijë e 797 raste, Mali i Zi me 5 mijë e 759, Maqedonia e Veriut me 4 mijë e 899, përderisa Kosova ka evidentuar bilancin më të ulët katërmbëdhjetë-ditor në gjithë rajonin, me 238 të prekur të rinj nga COVID-19./observeri/

Lexo edhe: Kurti: “Fondi i Ekselencës” do të mbështesë iniciativat zhvillimore

Artikuj të ngjashëm