E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Bali Muharremaj vendos që të mos e përdorë veturën zyrtare për fushatë zgjedhore

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në facebook ka treguar se ka vendosur që automjetin zyrtar mos ta përdor më pas përfundimit të orarit të punës, shkruan Observeri.

Në bazë të kompetencave që më ipen si kryetar komune, më lejohet që automjetin zyrtar ta kem në dispozicion 24 orë, mirëpo, unë nga nesër nuk do ta përdori pas orarit të punës, gjatë gjithë fushatës zgjedhore, shkruan Muharremaj në facebook.

Automjeti zyrtar dhe shpenzimet rreth tij janë nga taksat e qytetarëve, andaj unë do ta kursej këtë gjatë kësaj periudhe. Preferoj të mbetem i barabartë me kandidatët e tjerë, në garë gjatë kësaj fushate.

Lexo edhe: Italia bëhet shteti i parë evropian që detyron punëtorët të vaksinohen

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm