E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Bahtiri e quan kundërkandidatin nga PDK-ja “kontabilist i prontos mafioze”

- Advertisment -spot_img

Kthimin e Mitrovicës së Jugut në qytet evropian e ka premtuar kryetari aktual i kësaj komune, Agim Bahtiri, i cili synon edhe mandatin e 3-të.

Mbrëmjen e së shtunës, kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka shpalosur disa nga pikat e programit të tij. Por, këtu fushatën elektorale e hapi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili nuk e la pa folur edhe për situatën në veri, në pikat kufitare.

Çka është e rëndësishme që kjo po bëhet në një ditë të jashtëzakonshme për Kosovën e Mitrovicën, nuk dua me hup assesi rastin që me falënderu secilin pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e çdo qytetarë që kanë ndihmuar me kalu edhe një sfidë të radhës e të hapim një kapitull të ri për Republikën e Kosovën.

Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme

Këtu nuk munguan as fjalimet e ministrave të tjerë, të cilët nuk kursyen as kundërkandidatët e Bahtirit. Të pranishëm ishin edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, e edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

I fundit që mori fjalën në këtë tubim ishte Agim Bahtiri, kandidat për kryetar të Mitrovicës. Ai duke iu drejtuar kundërkandidatit të tij nga PDK-ja, tha se mitrovicasit nuk do ta votojnë, një person që dëshironte ta ndante Mitrovicën e krejt Kosovës.

Mitrovicasit nuk do të votojnë një njeri kontabilist të prontos mafioze asnjëherë, sepse janë mësuar me një menaxher evropian që sjell paqe e zhvillim dhe stabilitet në rajon, dhe bie që qytetarët të Mitrovicës të njihen të lirë.

Agim Bahtiri – Kandidat për kryetar të Mitrovicës

Bahtiri ka premtuar se Mitrovicën do ta bëjë një qytet evropian, duke thënë se do ta zgjidhë çështjen e ujit e të mbeturinave, e funksionalizimin e zonave industriale të kësaj komune. Në fund të tubimit, Bahtiri ka prezantuar edhe të gjithë kandidatët që janë në garë, për asamblenë komunale.

Të shtunën mbrëma programin qeverisës e kanë prezantuar edhe kandidatët për Komunën e Lipjanit.

Adnan Rrustemi, kandidat për kryetar të Lipjanit, ka premtuar hapësira për çiklistët.

Është e domosdoshme që brenda qytetit dhe fshatrat përreth të kenë shtigje që lidhin qytetin me fshatra, çiklistët duhet të kenë hapësirën e tyre të qarkullimit brenda qytetit. Përmirësim e rritje të shërbimeve shëndetësore. Arsim cilësor e konkurrues. Zhvillim lokal të qëndrueshëm, punësim e bujqësi. Infrastrukturë funksionale dhe të qëndrueshme. Ujë të pijshëm.

Adnan Rrustemi – Kandidat për kryetar të Lipjanit nga LVV-ja

/observeri/

Lexo edhe: Shefi i EULEX-it flet rreth situatës në veri dhe marrëveshjes

Artikuj të ngjashëm