Pesë të arrestuarit për terrorizëm kanë dalur para gjykatës së Prishtinës nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste në Kosovë.
Fazli Syla nga fshati Bukshiq i Klinës, babai i njërit nga të arrestuarit për terrorizëm, ka thënë se djali i tij E.S, është praktikues i fesë, por që familja nuk ka dyshuar në të asgjë.
Ai në një deklarim për medie, pas nisjes së seancës ndaj të dyshuarave ka thënë se djali i tij, nuk punon askund dhe se merret me kultivimin e pulave.
Sipas tij, E.S është arrestuar edhe më herët për të njëjtën vepër.
E kanë arrestua që tri ditë po erdha ta shohë sot djalin po s’me lejonë më pa. Djali është marr më pula, s’ka punu askund. Është praktikues i fesë sikur e gjithë familja po skemë dyshua kurrgjë. Ka shkuar në xhami e ka fal xhumanë s’ka pas tjetër lëvizje. Edhe vite më parë është arrestuar po s’ka nejt shumë në burg për të njëjtën vepër. Djali është i martuam i ka tre fëmijë.
Fazli Syla – Babai i njërit nga të arrestuarit
Seanca për vendimin për paraburgim për personat e arrestuar të dielën, është duke vazhduar./observeri/