E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Avokati tentoi ti japë një telefon një të burgosuri

- Advertisment -spot_img

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është parandaluar futja e një telefoni brenda qendrës.

Në njoftimin e SHKK-së bëhet e ditur se oficerët korrektues gjatë kontrollit kanë hetuar se avokati Y.H. ka tentuar të fusë një telefon të tipit “Nokia” me sim kartelë, brenda qendrës së paraburgimit.

Oficerët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se avokati, Y.H, në çantën e tij të dorës kishte një telefon mobil të tipit “Nokia” me Sim Kartelë, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës. Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar provat materiale.

Njoftimi i SHKK-së

Po ashtu, SHKK ka njoftuar policinë dhe Odën e Avokatëve të Kosovës, për këtë rast./observeri/

Lexo edhe: Zhduket një e mitur në Prizren

Artikuj të ngjashëm