E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

AUV-i thotë se janë gjobitur të gjitha partitë për shkelje të masave anti-COVID

- Advertisment -spot_img

Ibrahim Tërshnjaku, kryeinspektor sanitar, ka deklaruar se gjatë ditës së zgjedhjeve kanë monitoruar qendrat e votimit dhe se nuk janë hasur probleme në terren. Për këtë aksion gjatë 14 nëntorit janë angazhuar 125 inspektorë që së bashku me Policinë e Kosovës kanë kryer kontrolle nëpër qendrat e votimit.

Dje kemi monitoruar qendrat e votimit, aktiviteti ka qenë për t’i kontrolluar të gjithë zyrtarët për pikën e vaksinimit, testin PCR apo serologjik. Nuk kemi pasur ndonjë problem në terren. Më vonë në mbledhjet e partive është kompetencë e Policisë së Kosovës. 125 inspektorë të angazhuar, ata kanë një aktivitet të rregullt me Policinë e Kosovës dhe e shohin qoftë edhe informatat që mund t’i marrin nga mjetet e informimit, ne shkojmë në vendin e ngjarjes më lehtë në momentin kur nis tubimi. Kemi krijuar këtë formë të mekanizmit, kemi organizuar edhe aksione me Policinë në subjektet e gastronomisë, që i kemi ndaluar e gjobitur, një aktivitet për t’u lavdëruar nga ana jonë.

Ibrahim Tërshnjaku – Kryeinspektor sanitar i AUV-së, për KTV

Tërshnjaku theksoi se gjatë fushatës zgjedhore janë gjobitur të gjitha partitë, pozitë e opozitë, për shkelje të masave anti-COVID, dhe shumica e shkeljeve ishin për tubimet në ambiente të mbyllura.

Në hapësirat e mbyllura, kompetenca jonë ka qenë aty ku kanë organizuar fushata elektorale. Një aktivitet me plot kontrolle të natyrës së ndryshme të cilën ne e konsultojmë gjatë gjithë vitit, edhe pse numri i inspektorëve është i vogël, kemi kërkuar që ai të rritet.

Shtoi Tërshnjaku

Zyrtari i AUV-it deklaroi se në nivel qendror janë duke u zbatuar të gjitha vendimet e Qeverisë lidhur me masat anti-COVID dhe zbatimi po bëhet gjatë gjithë kohës.

Dikur e kemi pasur të vështirë në disa momente derisa nuk e kemi pasur të konsoliduar në numër inspektoratin sanitar, sepse vendimet i kanë paraparë që të zbatohen sidomos në gastronomi, nëpër institucionet e shkollave. Inspektorati sanitar ka pasur bajrakun për të prirë në luftë kundër COVID-19 që nga ditët e para.

Përfundoi Tërshnjaku

/observeri/

Lexo edhe: Rezultatet e zgjedhjeve në secilën komunë

Artikuj të ngjashëm