E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

AUV-i i del në mbrojtje Qeverisë, i reagon Hazirit me akuza për çështjen e dënimeve

- Advertisment -spot_img

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili një ditë më parë ka thënë se njësitë ndëshkuese të Qeverisë së Kosovës kanë mbyllur restorante e kafiteri në Gjilan, në kuadër të masave anti-COVID.

AUV-i në reagim ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në procesin e shqiptimit të dënimeve ndaj personave konkret.

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në procesin e shqiptimit te dënimeve ndaj personave konkretë, fizikë apo juridikë, nga inspektorët e AUV-it apo zyrtarët e Policisë së Kosovës për shkeljet e masave anti-Covid. Në vend të kësaj, ekzistojnë procedura të qarta ligjore përmes të cilave secili person i tillë mund të ushtrojë të drejtën e ankimimit ndaj dënimeve që pretendohet të jenë të kundërligjshme.

AUV

Sipas kësaj agjencie, çdo tentim për ta fajësuar apo shantazhuar Qeverinë lidhur me këtë, është përpjekje për të përfshirë nivelin qendror në fushatën e zgjedhjeve lokale nga kryetari aktual.

Haziri kishte ftuar një ditë më parë organet e shtetit që të mos sillen, siç ka thënë në Gjilan me “shkopin” e ligjit, duke shtuar se ky qytet ka zot shtëpie.

Ftoj organet e shtetit që në Gjilan të mos sillen me ‘shkopin’ e ligjit, sepse ky vend ka zot shpije dhe ato lokale kanë pronarë. Deri nesër në mesditë kërkoj të largohen masat parandaluese. Harrojeni që e ngulfatni Gjilanin në zgjedhje sepse s’mund të fitoni me dhunë. I vetmi përfaqësues zyrtar sipas ligjit për emergjenca civile, ku përfshihen edhe institucionet tjera vartëse, në këtë rast edhe në pandemi, është kryetari i Komunës, i cili është kryeshef ekzekutiv, pa autorizimin e të cilit s’mund t’i hapni e mbyllni asnjë lloj biznesi.

Lutfi Haziri – Kryetar i Gjilanit

/observeri/

Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm