E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Austria përkrahë operacionin e Qeverisë në veri të Kosovës

- Advertisment -spot_img

Gjendja në Jarinjë e Bërnjak ishte temë diskutimi të martën në Prishtinë, në takimin në mes ministrit të punëve të brendshme Xhelal Sfeqla e homologut austriak Karl Nehammer.

Duke e përgëzuar Qeverinë e Kosovës për ruajte të qetësisë, Nehamer, tha se atje po intervenohet me profesionalizëm.

Dhuna nuk është mjet i politikës. Austria ka ofruar më së shumti forca ushtarake të KFOR-it, për një shtet që s’është anëtar i NATO-s. Vendimmarrëse është që në fazën që jemi tani mund të themi që procesi po ecën mirë. Ka fusha që po trajtohen, është e rëndësishme të mos provokohemi nga një situatë e tillë. Këtë qartësi dhe siguri po e ofron Qeveria e Kosovës

tha ai

Homologu austriak, i tha Sveçlës se Austria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës.

Për mua personalisht është nder që jam këtu, Kosova është për Austrinë një partner i qenësishëm nëse bëhet fjalë për të luftuar krimin dhe trafikimin. Ne kemi biseduar sot që këtë bashkëpunim ta zhvillojmë edhe në nivelin e Policisë edhe më tej.

Nehamer

Ndërsa, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, duke e falënderuar kolegun e tij për mbështetjen tha se njësia speciale nga atje do të largohet kur nuk do të ketë më nevojë për të.

Në momentin që do të përfundojë nevoja për mbështetje nuk kemi nevojë që Policia e Njësisë Speciale të qëndroj aty, dhe kjo do të  duhej të përfundonte sa më shpejtë dhe kjo do të ndodhë kur rendi dhe ligji sundon në atë zonë. Ne përshëndesim gjithë ndihmën që KFOR dhe EULEX po na jep në këto momente.

tha Svecla.

Sveçla, ka theksuar se pas vendosjes së barrikadave është parë një ashpërsim i retorikës serbe, ku këta të fundit e kanë portretizuar punën e Njësisë Speciale si represion./Observeri/

Artikuj të ngjashëm