E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

ATK-ja njofton se ka zhvilluar aplikacionin për të përfituar nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

- Advertisment -spot_img

Agjencia Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar aplikacionin dhe të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesa për të përfituar nga tri masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Sipas ATK-së qytetarët mund të aplikojnë tash në faqen e saj për masën: 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar dhe 1.3 Mbështetja e punësimit të grave.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në ATK për periudhat nga korrik 2021 e tutje.

Aplikimi është i hapur nga sot dhe deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00. Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org – tek linku Shërbimet elektronike.

ATK

/observeri/

Lexo edhe: Raporti i SHSKUK-së për të shtrirët në spitalet e Kosovës

Artikuj të ngjashëm