E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Atiq: Qytetarëve në Mitrovicës të Veriut u mohohet edhe e drejta themelore

- Advertisment -spot_img

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se në zgjedhje po futen me një optimizëm, pasi janë bashkuar gjitha subjektet tjera politike e komunitetet, në garë kundër Listës Serbe, raporton Koha, transmeton Observeri.

Atiq është kundërkandidati i vetëm i Milan Radojeviqit për kryetar të Mitrovicës së Veriut në zgjedhjet e 17 tetorit.

Motivimi është në kulm. Jemi bërë shtatë entitete, gjashtë parti e një iniciativë qytetare. Secila kemi bërë lëshime ngapak për të arritur marrëveshje. Në Mitrovicë të Veriut gati çdo vjet ka pasur zgjedhje e unë gati çdo vit isha kandidat. Fati ishte se çdoherë përkrahje për mua vazhdoi të rritej. E arriti kulmin në nëntor të vitit 2020, ku dola më i votuari nga subjektet tjera jashtë Listës Serbe. Këtë herë gara është për kryetar komune e Asamble Komunale. Me rëndësi është me fituar sa më shumë ulëse në Asamble Komunale. Fundi i fundit fuqia varet nga votat pro e kundër atje.

Erden Atiq për emisionin “60 Minuta” në KTV

Artiq thotë se programi i tij nuk dallon nga vitet e kaluara. Ai thotë se qytetarët e kësaj komune kanë mungesë edhe të gjërave bazike.

Programi nuk dallon nga vitet e kaluara. E dini gati çdo vit kemi pasur zgjedhje në Mitrovicë të Veriut. Në vitin 2017 ishin zgjedhjet e rregullta, pastaj 2018 për shkak se kryetarët e komunave dhanë dorëheqje u shpallën zgjedhjet. Në vitin 2020 u shpallën zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicës të Veriut pasi kryetarët e këtyre komunave u emëruan ministra. Në vitin 2021 është hera e katërt që po shpallen zgjedhje këtu. Programi është i njëjti afërsisht. Kemi të bëjmë aty me luftë për të drejtat themelore qytetare. Drejtat bazike janë shkelur në atë komunë. Më vjen keq, por ky është realiteti. Shëndetësia është njëra prej drejtimeve që duhet të punojmë. Qytetarët e Komunës Veriore të Mitrovicës nuk kanë qasje në shëndetësi publike, pasi Spitalet, e QMF-të punojnë ende nën ombrellën e institucioneve paralele. Nuk mund të marrësh shërbim pa pasur dokumentacion të Serbisë. Me përjashtim është QMF në Kodrën e Minatorëve, që është e improvizuar. Aty kryhen disa shërbime bazike. Nëse një personi i nevojitet ndihma e shpejtë, nuk ka veturë të ndihmës së shpejt. Para dy tri vjetëve me presion të asamblistëve Komuna pranoi të blinte një veturë të ndihmës së shpejt, por nuk ka hyrë në shfrytëzim, me arsyetim banal se s’ka shofer e duhet shpall konkurs. Është e parkuar në parking të Kuvendit Komunal”, ka thënë Atiq. “Ka të bëjë me shtypje direkte, shtypje e drejtave bazike. Nuk ka qasje shëndetësi, arsim, e infrastrukturë. Ata kryetarët e kominave si të mëhershmit edhe ky aktual, nuk e gjejnë të arsyeshme të arsyetojnë gjendjen e komuniteteve tjera. Jetojmë në vitin 2021, dhe banorët e komunës Veriore të Mitrovicës detyrohen të thirrin taksi për të ardhur nga Jugu i Mitrovicës, nëse taksistët pranojnë, e me shkuar me marrë shërbim në spital në Jug.

Tha Atiq

Ai ka thënë se në Mitrovicë të Veriut vazhdimisht ka pasur të bëjë me një vjedhje industriale të votave, e kërcënime e shantazhe nga ana e Listës Serbe.

Atiq u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë.

Jemi bërë bashkë gjitha partitë. Kjo e ka kthyer atmosferën në mjaft pozitive dhe optimiste. Shumë individë që po takojmë këto ditë thonë se janë zhgënjyer gjatë 20 vjetëve e shumë thonë se nuk kanë votuar fare, porse tash mendojnë të dalin. Në Mitrovicë të Veriut fitorja definohet ndryshe. Për shkak të ndryshimit demografik, e spastrimit etnik që është bërë atje, kemi rrethana të reja.

Shtoi Atiq

Atiq ka thënë se qytetarët të etniteteve tjera në Mitrovicën e Veriut e kanë të vështirë të sigurojnë edhe gjërat bazike.

Gjendja që e ka krijuar lista Serbe prej që ekziston, atmosfera e represionit e presionit. Kanë vuajtur shumë gjitha komunitetet pa dallim, edhe ai serb që e ka kundërshtuar Listën Serbe. Ka pasur raste që kanë përfunduar me vrasje, si rasti i politikanit Oliver Ivanoviq. Institucioni komunal në Mitrovicën e Veriut është diskriminues, shtypës, përjashtues, ekskluziv, e kundërshta ekstreme e fjalës komunë e përgjithshme. Në gjitha publikimet e monitorimet, komuna e Mitrovicës së Veriut gjithmonë figuron si kampione për mungesë të transparencës e llogaridhënies. Duke filluar nga gjërat bazike që mungojnë. Është obligative që të ketë dy gjuhësi, për komunën që ka komunitete. Aty duke filluar nga shkelja, që shpesh ata që nuk e njohin gjuhën serbe shpesh kanë problem në qasje në të drejtat e tyre, dokumentacione e informata. Të mos flasim për punësim, që bëhen pa asnjë kriter, konkurs e transparencë, e deri te shpërndarja e granteve. Investimet kapitale dmth për të gjitha komunitetet tjera përveç atyre serb, janë diskriminues skajshmërisht. Mjafton vizitë në ato lagje, vërehet mungesa e investimeve, duke filluar nga rruga e ndriçimi. Vërehet një diskriminim i rëndë. Ka rrugë atje në të cilën nuk është investuar në 30 vjetët e fundit. Nuk dihet ku ka shkuar buxheti i investimeve kapitale. Nuk është vetëm ai buxhet. Ekziston fondi i BE-së dhe fond specifik për katër komunat veriore të Kosovës. Nuk dihet ku investohen ato.

Përfundoi Atiq

/observeri/

Artikuj të ngjashëm