E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Asnjë vëzhgues e komisioner pa dëshmi të vaksinës apo testit PCR negativ nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve

- Advertisment -spot_img

Asnjë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve, pa dëshmi të vaksinimit apo të testit PCR negativ.

Kështu tha shefi i sekretariati i këtij institucionit, Burim Ahmetaj.

Me propozimin e tij u pajtua edhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi, i cili kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që deri në ditën e zgjedhjeve, të kryhet vaksinimi i të gjithë trupave zgjedhorë.

Ne kemi lista të gjithë vëzhguesve dhe komisionerëve ku mund të komunikojmë me ministrinë e Shëndetësisë që t’u jep përparësi të gjithë trupave zgjedhore të vaksinohen para zgjedhjeve.

Ilir Gashi, KQZ

Lexo edhe: Prokuroria flet për vrasjen e zyrtarëve të PDK-së

Me të cilin u pajtuan të gjithë anëtarët e tjerë të këtij komisioni.

Ndërkaq, Kreshnik Radoniqi, ka apeluar te partitë politike që personat të cilët punojnë gjatë dhe pas zgjedhjeve të jenë të vaksinuar.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm