E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Asamblisti nga Deçani që mori vetëm një votë

- Advertisment -spot_img

Një asamblist i LDK-së në Komunën e Deçanit ka marrë vetëm një votë.

Në listën e rezultateve për asamblistë të publikuar sot nga ana e KQZ-së, një kandidat i LDK-së në Deçan ka marrë vetëm një votë.

Astrit Muçaj që ka kandiduar për fitimin e besimit si asamblist për Kuvendin Komunal të Decanit, në zgjedhjet e 14 tetorit arriti të siguroj vetëm këtë votë.

Në këtë komunë në grupin e kandidatëve me më pak vota nga PDK është Albana Demaj me 5 vota.

Nga Lëvizja Vetëvendosje Faton Mazrekaj më 9 vota ndërsa nga AAK kandidati më më pak vota është Sanije Thaqi me 91 vota.

Komuna e Deçanit është një nga komunat që nuk do të ketë balotazh dhe kandidati i AAK-së, Bashkim Ramosaj ka fituar zgjedhjet në rundin e parë të 14 shkurtit më 65,17%.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet e të gjithë kandidatëve për Kuvendet Komunale në Kosovë./observeri/

Lexo edhe: PDK, AAK, NISMA e AKR lidhin koalicion kundër Vetëvendosjes në Prizren

Artikuj të ngjashëm