Kosova të hënën në mbrëmje ka pranuar 53 mijë e 820 doza të vaksinës Pfizer nga kontrata me Ministrisë së Shëndetësisë me këtë kompani.
Deri tash nga kontrata me Pfizer, MSH-ja ka pranuar rreth 640 mijë doza të vaksinës Pfizer, pa i llogaritur donacionet.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i vaksinave të administruara në vend është 1073406. Numri i të vaksinuarve me dozën e parë është 327264, me të dyja dozat janë 373071.
Vaksinimi mbetet metoda më efikase e parandalimit të sëmurjes dhe vdekjes nga COVID-19./observeri/
Lexo edhe: Pejë/ Gruaja raporton në polici se burri i saj është zhdukur