E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_img

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për situatën në veri të Kosovës

- Advertisment -spot_img

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të dy palët kanë arritur një marrëveshje lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Lajçak ka shkruar se pas dy ditësh negociata, është arritur marrëveshja që e de-eskalon situatën në veri të Kosovës.

E kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-eskalim dhe rrugën përpara sapo është arritur. E falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve.

Miroslav Lajcak – Emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi

Spas marrëveshjes, me 2 tetor njësitet speciale të të dyja vendeve do të largohen nga pikat kufitare duke u zëvendësuar me KFOR-in.

Në marrëveshje thuhet se duhet të hiqet edhe barrikada që po bllokon Jarinjën, proces ky që duhet të kryhet deri në ora 16:00.

Më 4 tetor, në orën 8:00, do të fillojë vendosje e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

Më 21 tetor do të mbahet mbledhja tjetër ku do të tentohet të gjindet një zgjidhje perhershme e problemit të targave.

Foto: KOHA

/observeri/

Lexo edhe: Vuçiq shpreson që të arrihet marrëveshje me Kosovën

Artikuj të ngjashëm