E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Arrestohet një person për ngacmim dhe posedim të narkotikëve në Prishtinë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim dhe posedim të substancave narkotike në Prishtinë.

Siç njofton Policia, i njëjti dyshohet se në vazhdimësi e kishte përcjellur një femër deri te banesa e saj dhe në vendin e saj të punës.

Pasi është kapur i dyshuari, në çantën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike.

Prishtinë 13.09.2021-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi e kishte përcjell ankuesen femër kosovare deri tek banesa e saj si dhe në vendin e saj te punës. Gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike me peshë prej 0.2 gram. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Fillojnë hetimet për zbardhjen e rastit të vdekjes së 55 vjeçarit në Ferizaj

Artikuj të ngjashëm