E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Arrestohet një person në Ferizaj pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij

- Advertisment -spot_img

Një 42-vjeçar në Ferizaj është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës me dyshimin se kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Drejtoria e Policisë për Rajonin e Ferizajt ka njoftuar se A.S është arrestuar në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani”.

I dyshuari nuk është intervistuar meqë ai ishte i dehur, ku ka rezultuar me 1.51 promila.

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:45 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Bajram dhe Gursel Sylejmani’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet A.S (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së të tij. I dyshuari nuk ka mundur të intervistohet nga policia, për shkak se ishte në gjendje të dehur, ku ka rezultuar me 1.51 promila.

Policia e Kosovës

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./observeri/

Lexo edhe: Raporti i SHSKUK-së për të shtrirët në spitalet e Kosovës

Artikuj të ngjashëm