E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Arrestohet një person me dyshimin se ngacmoi ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka kryer veprën “Ngacmim” ndaj ambasadores së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Sipas njoftimit, me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, personi me inicialet E.H. është ndaluar për 48 orë.

I dyshuari më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë

thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Artikuj të ngjashëm