E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Arrestohet 27-vjeçari nga Mitrovica, sulmoi fizikisht një person

- Advertisment -spot_img

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari B.H., 27-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor./observeri/

Lexo edhe: Sot takohen grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve

Artikuj të ngjashëm