Arrestohet një vëzhgues dhe një komisioner në Malishevë, shkak dyshimet për shitblerje të votës
Një vëzhgues i Nismës dhe një komisioner i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë arrestuar në një qendër në Malishevë për shkak të një incidenti.
Rasti ka ndodhur në Qendrën e votimit në ora 14:00, në gjimnazin “Hamdi Berisha”, derisa rastin e ka bërë ditur komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta. Sipas tij, rasti dyshohet se ka ndodhur për shitblerje të votës.
Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.