E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Arrestohen katër persona të kërkuar nga aksioni anti-kontrabandë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të cilit ishin në kërkim pas operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra, të datës 13 tetor në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugu dhe Mitrovicës Veri.

Siç ka njoftuar Policia të intervistuarit janë: Vehbi Hyseni, Muhamet Hyseni, Muhamet Vallqi dhe Agron Novaj. Prej tyre njëri është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.

Policia e Kosovës  dhe Dogana e Kosovës kishin ndërmarrë operacion kundër kontrabandës së mallrave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut më 13 tetor. Në Mitrovicë të Veriut njësitë e Policisë dhe të Doganës janë përballur me protesta të dhunshme të banorëve serbë.

Rreth 10 policë kishin mbetur të lënduar si shkak i hedhjës së bombolave të gazit.

Qytetarët serbë kishin sulmuar edhe ekipe të gazetarëve./Observeri/

Artikuj të ngjashëm