E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Arrestohen dy të rinj në Kukës, kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm në Kosovë/ Detaje nga policia

- Advertisment -spot_img

Policia e Shqipërisë përmes një postimi në facebook ka njoftuar se dy persona janë vënë nën prangat e policisë, pasi u kapën ‘mat’ duke transportuar disa shtetas të huaj drejt Kosovës, shkruan Observeri.

Operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Lexo edhe: Nënshkruhen 11 marrëveshje mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Hetimin e Krimeve në DVP Kukës goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: Oltion Tupi, 32 vjeç dhe Ertigern Tupi, 27 vjeç, banues në Krujë.

Këta dy shtetas u arrestuan në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar kundrejt fitimit, me një automjet furgon tip “Volkswagen”, disa shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kosovës.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm