E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Arrestohen dy të dyshuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumenteve’

- Advertisment -spot_img

Një kosovar dhe bashkëshortja e tij italiane prezantuan teste PCR të falsifikuara në aeroportin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të policisë personat kishin tentuar të udhëtonin për në Itali dhe kishin falsifikuar testet e COVID-19.

Sot, më 05.09.2021, rreth orës 14:45, në aeroportin ‘Adem Jashari’, dy persona: B.K., viti i lindjes 1973, mashkull kosovar dhe bashkëshortja e tij T.O., viti i lindjes 1976, shtetase italiane, në tentim për të udhëtuar për në Verona (Itali), kanë prezantuar dy dokumente (teste për COVID), të cilat dyshoheshin se mund të ishin të falsifikuara.

Policia e Kosovës
Testi i falsifikuar në aeroportin “Adem Jashari”.

Laboratori që thuhej se i kishte lëshuar të dyshuarve rezultate të testeve mohoi ta ketë bërë një gjë të tillë.

Pas pranimit të këtyre dy dokumenteve, policia ka filluar hetim lidhur me origjinalitetin e testeve. Është kontaktuar laboratori në emër të të cilit ishin lëshuar testet. Përgjigja nga laboratori ka qenë se nuk kanë lëshuar teste me ata numra rendor dhe për ata persona (B.K. dhe T.O.). Në fakt numri rendor përkon me emrin e një personi tjetër.

Policia e Kosovës

Lidhur me rastin, policia ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe në konsultim më të, është iniciuar rasti karshi veprës penale ‘‘falsifikim i dokumenteve’ ndaj dy të dyshuarve të lartcekur.

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit u dërguan në mbajtje deri për 48 orë./observeri/

Lexo edhe: Detaje rreth helmimit të disa personave nga ushqimi në fshatin Trudë

Artikuj të ngjashëm