Policia e Kosovës njofton se janë raportuar dy raste të falsifikimit të testeve për koronavirus.
Në Pejë arrestohet një person që kryente shërbimin e falsifikimit të testeve për COVID-19.
Pejë, 09.09.2021 – 16:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka bërë falsifikimin e testeve Covid-19 me llogo të një laboratori. Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar zyrat e një agjencie ku janë konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani si dhe disa dëshmi lidhur me dyshimin e falsifikimit të testeve anti Covid. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës
Ndërsa në Bërnjak është arrestuar një shtetase e Serbisë me PCR të falsifikuar.
PKK Bërnjak, 09.09.2021 – 07:40. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Serbisë, pasi që dyshohet se ka falsifikuar testin e Covid. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës
Lexo edhe: Pejë/ Policia arreston një person në shtëpinë e të dyshuarit që i gjeti drogë, thikë e para