E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Arrestohen dy persona në Mitrovicë

- Advertisment -spot_img

Të dielën u arrestuan dy persona në Mitrovicë. Të arrestuarit u arrestuan me dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore.

Kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

Gjatë ditës së djeshme së datës 31 tetor 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë arrestuar i dy të dyshuarit. Rasti po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit/ Rendi i ditës

Artikuj të ngjashëm