Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme në Kosovë, shkruan Observeri.
Në 24 orët e fundit, policia ka raportuar se ka pasur një aksident me fatalitet.
Ndërsa aksidente trafiku me të lënduar janë raportuar 18.
Aksidente trafiku me dëme materiale, janë raportuar 25.
Policia e Kosovës, ka shqiptuar 1080 tiketa trafiku.
730 tiketa janë shqiptuar për qytetarët të cilët kanë shkelur masat anti-COVID.
20 persona janë arrestuar, 12 persona janë në mbajtje, asnjë person në ndalim policor.
2 persona janë në vuajtje të dënimit.
Lexo edhe: Zhduket një vajzë e mitur në Viti
