E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Armend Muja thotë se janë bërë përgatitjet për të gjithë skenarët e mundshëm në veri

- Advertisment -spot_img

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se ndërkombëtaret janë njoftuar qysh para dy muajsh për skadimin e marrëveshjes për targat.

Sipas Mujës, kjo marrëveshje për targat “KS” të përdorura për dalje në serbi, nuk duhet të vazhdojë më.

Ka ardhur koha kur Kosova mendon se kjo marrëveshje nuk duhet të vazhdojë më.

Armend Muja – Deputet i LVV-së

Deputeti i LVV-së ka thënë se Kosova nuk është e interesuar që situata në veri të eskalojë.

Ne garantojmë se qytetarët serb në veri do të kenë të garantuar të gjitha të drejtat, sidomos atë të lëvizjes. Janë menduar të gjitha skenarët e reagimit dhe do të ketë masa për secilin skenarë të mundshëm. Kjo qeveri nuk e ka në plan të kthehet mbrapa. Nuk do të pranojmë pozicion inferior dhe që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Shtoi Muja, për RTV Dukagjini

/observeri/

Lexo edhe: Për shkak të mundësisë së paraqitjes së pengesave, MPB-ja apelojnë që të evitohen pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut

Artikuj të ngjashëm