E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Ministri i Mbrojtjes deklarohet rreth FSK-së dhe situatës në veri

- Advertisment -spot_img

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj me postim në Facebook foli për situatën, tashmë të ç’tensionuar, në veri të Kosovës.

Mehaj tha se siguria e Kosovës ishte rrezikuar nga Qeveria e Serbisë, me tensionin e krijuar në veri.

Gjatë ditëve të kaluara, mjedisi i sigurisë sonë dhe ai i sigurisë rajonale, u sfidua duke u provokuar situatë e tensionuar politike dhe e sigurisë nga Qeveria e Republikës së Serbisë.
Në përputhje me kompetencat dhe detyrimet ligjore, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, realizojmë monitorimin, analizën , si dhe vlerësimin e pandërprerë , gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës, të të gjitha kërcënimeve dhe rreziqeve që kanosin sistemin tonë të sigurisë dhe mbrojtjes.

Armend Mehaj – Ministër i Mbrojtjes

Ai tutje, përveç bashkëpunimit me KFOR-in në veri, numëroi edhe të arritura të tjera të FSK-së.

“Ministria e Mbrojtjes bashkë me institucionet tona shtetërore, dhe në bashkëveprim dhe koordinim me KFOR-in, kemi detyrim ligjor për ruajtjen e rendit kushtetues të shtetit, institucioneve si dhe jetës dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të vendit.
Këtë jemi duke e realizuar me vendosmëri të plotë, krahas:
– Reformës ligjore, me procedimin e plotësim/ndryshimit të tri ligjeve themelore të Mbrojtjes;
– Projektligjeve për deminim humanitar, dislokim jashtë vendit dhe Policisë Ushtarake;
– Koncept-dokumentit për komponentën rezervë dhe Agjencinë e mbrojtjes së inteligjencës dhe sigurisë;
– Reformës në politikat e sigurisë shtetërore me hartimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Strategjisë së Mbrojtjes;
– Shtimit të kapaciteteve njerëzore në FSK me përmbyllje të suksesshme të rekrutimit për vitin 2021;
– Planifikimin dhe shpalljen së shpejti të konkursit edhe për 850 ushtarë aktiv;
– Forcimin e mëtejmë dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetet partnere në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë;
– Zgjerimin e bashkëpunimit me shtetet tjera partnere të ardhshme shumë të rëndësishme të vendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes;
– Inicimin dhe zhvillimin në fazën e implementimit të konceptit të blerjeve ushtarake “ Shtet me Shtet” me shumë nga vendet tona partnere shumë të fuqishme;
– Inicimi dhe zhvillimi në proces e sipër i riformatimit dhe riorganizimit të Ministrisë së Mbrojtjes;
– Qeverisje e Mirë me transparencë dhe llogaridhënie të plotë në të gjitha nivelet e funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së;
– Bashkëveprimi dhe koordinimi shumë i ngushtë dhe efektiv me NALT-in , KFOR-in dhe institucionet vendore të sigurisë;
– Projekte të prokurimit në investimet kapitale në proces final të realizimit, që do të avancojnë edhe më tej modernizimin e FSK-së;
– Forcimi i sistemit të komandim-kontrollit në të gjitha nivelet si dhe avancimi i gatishmërisë operacionale me ekzekutim dhe realizim efektiv dhe tejet profesional,” shkruhet në postimin e Mehaj në Facebook.

Ministri i Mbrojtjes përmendi edhe SHBA-të si një nga partnerët e FSK-së, që po ndihmon drejt kapaciteteve të plota operacionale.

Të gjitha këto dhe shumë projekte dhe aktivitete tjera, bashkë me SHBA-në dhe partnerët, bëjnë të besojmë fuqishëm se jemi në dinamikën dhe drejtimin e duhur për të realizuar aftësitë dhe kapacitetet e plota operacionale të FSK-se sipas planit paraprak të tranzicionit. Tranzicionit të FSK-së në ushtri profesionale, multietnike, të mirë-pajisur, mirë-trajnuar dhe e ndërveprueshme për përmbushjen me sukses të plotë të detyrave të saj kushtetuese dhe ligjore.

Shkroi Mehaj

/observeri/

Lexo edhe: Mes policëve që takoi sot Kurti ishte edhe një polic nga i cili u arrestua para 16 vjetëve

Artikuj të ngjashëm