E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Arma e re e forcave speciale britanike që rrëzon e helikopterin me një goditje/ FOTO

- Advertisment -spot_img

Forcat speciale britanike janë armatosur me një armë të re dhe shumë të fuqishme.

Pushka gjysmëautomatike e quajtur “Gepard GM6 Lynx”, mund të rrëzojë helikopterët dhe të shpojë mjetet e blinduara vetëm me një goditje, shkruan The Sun përcjell Klankosova.tv.

Arma krahasohet me një top për shkak të impaktit të saj shkatërrues, ndonëse është shumë herë më e vogël në përmasa.

Lexo edhe: Epidemiologu Isuf Dedushaj: Covid-19 do të jetë në mesin tonë edhe në vitin 2022

“Geopard GM6 Lynx”, është e prodhuar në Hungari dhe ka një saktësi prej 2 kilometrash.

Është përshtatur që të mos ketë impakt të madh te qitësi për shkak të forcës së madhe pas goditjes.

Kjo armë ka një çmim prej 9 mijë funte apo mbi 10 mijë e 500 eurosh.

Artikuj të ngjashëm