E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Arben Vitia takohet me gra dhe vajza të kryeqytetit, në muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

- Advertisment -spot_img

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, në sheshin e kryeqytetit, ka marrë pjesë në tubim me gra dhe vajza, për nder të muajit për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Vitia përmendi edhe kandidaten me numrin 34, Arlinda Morina, e cila ndodhet jashtë vendit duke vazhduar betejën me kancerin.

Shkrimi i tij i plotë:

Prishtina e shëndetshme

Në muajin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, Kryetari i ri Arben Vitia së bashku me deputeten Fatmire Mulhaxha Kollqaku, mbajtën takim me gra e vajza në sheshin e qytetit.

Kanceri i gjirit është mes nesh, çdo e dhjeta grua diagnostifikohet me të dhe si rezultat edhe në listën tonë kemi një grua që ende lufton me kancerin dhe po arrin të fitoj, ajo është Arlinda Morina me numrin 34.

Pas këtij tubimi, aktivistët dhe gratë kandidate mbështetën fushatën për Arlindën, pasi që ajo ende ndodhet jashtë vendit duke zhvilluar betejën kundër kancerit.

Sigurisht Arlinda nesër do jetë zëri i atyre që ishin apo ende janë në këtë rrugëtim të vështirë por edhe jo të vetme!
Bashkë!

/observeri/

Lexo edhe: Termokosi paralajmëron shtrenjtimin e çmimit të ngrohjes

Artikuj të ngjashëm