E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Arben Vitia: Prishtina do të bëhet me sallë koncertale

- Advertisment -spot_img

Kandidati i VETËVENDOSJE!-s, për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia ka premtuar se në udhëheqjen e tij, me kryeqytetin, do të ndërtohet Salla koncertale për Filharmoninë e Kosovës, Operën dhe Baletin.

Vitia këto komente i ka bërë pasi ka përcjellë Gala Koncertin e inaugurimit të Operës së Kosovës.

Prishtina u bë edhe me institucionin e operës. Në kryeqytet u shtua një shtyllë e rëndësishme kulturore për tërë Kosovën. Ishte ndjenjë e papërshkrueshme të përcjell shfaqjen e performuesëve të ndryshëm nga orkestra muzikore, trupa e baletit dhe kori muzikor. Shfaqje kjo e parë e institucionit të ri.

Arben Vitia – Kandidat për Kryetar të Prishtinës nga LVV-ja

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se do ta ndërtojnë sallën koncertale për Filharmonin, operën dhe baletin e Kosovës.

Në Prishtinë do ta bëjmë edhe sallën koncertale për Filharmoninë e Kosovës dhe gjithashtu të japim kontributin tonë që së bashku me MKRS të kemi edhe një teatër të denjë edhe për opera e balet.

Tha Vitia

/observeri/

Lexo edhe: Bekë Berisha: Do ta rrënojmë objektin e Komunës për të ndërtuar parking

Artikuj të ngjashëm