E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Arben Vitia, personi më i votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

- Advertisment -spot_img

Të dielën e 17 tetorit në 38 komunat e Kosovës janë mbajtur zgjedhjet lokale. Qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm të komunave dhe përfaqësuesit e tyre në kuvendet komunale.

Të drejtën e tyre për të zgjedhur udhëheqësit e qytetit të tyre për katër vitet e ardhshme, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e shfrytëzuan 42.50 % e qytetarëve me të drejtë vote.

Personi më i votuar në këto zgjedhje ishte ish-ministri i Shëndetësisë që garoi për të parin e Prishtinës nga radhët e Lëvizje Vetëvendosje, Arben Vitia.

Bazuar në rezultatet e publikuara nga KQZ-së, Vitia mori 35 mijë e 433 vota. Mirëpo, këto vota nuk i mjaftuan që ta fitojë. Qytetarët e Prishtinës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit më 14 nëntor, për ta zgjedhur kryetarin e tyre të ardhshëm.

Ndryshe nga Vitia, kryetari aktual i Ferizajt nga Partia Demokratike, i cili është personi i dytë më i votuar në këto zgjedhje, Agim Aliu, arriti që të shënojë fitore pa balotazh.

Ai mblodhi 30 mijë e 441 vota apo 62,53 për qind të votave.

I treti më i votuari në këto zgjedhje është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, i cili mblodhi 24 mijë e 572 vota.

Kësisoj, Rama do të përballet me Vitinë për “fronin” e të parit të kryeqytetit, më 14 nëntor.

Në vendin e katërt sa i përket numrit të votave që mori në këto zgjedhje është kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili grumbulloi 23 mijë e 504 vota, të pamjaftueshme për një fitore në rundin e parë.

I pesti më i votuari është kandidati i LDK-së për të parin e Pejës, Gazmend Muhaxherit.22 mijë e 778 vota që i mori më 17 tetor, ia siguruan Muhaxherit fitoren e tretë radhazi pa balotazh./Observeri/

Artikuj të ngjashëm