E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Arben Vitia jep dorëheqje, i kthehet garës për kryetar të Prishtinës

- Advertisment -spot_img

Ministri i Shëndetësisë ka mbajtur një konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë, shkruan Observeri.

Kosova ditëve të fundit është me numrin më të vogël të rasteve me COVID. Kemi qenë të parët për numrin e testimeve.

Asnjëherë në historinë e shëndetësisë kosovare nuk janë vaksinuar kaq shumë njerëz. Është meritë e punonjësve shëndetësor dhe qytetarëve

Arben Vitia

Arben Vitia tha se Kosova është e dyta me përqindje të të vaksinuarve në Ballkan.

Vitia ka thënë që Kosova ka 400 mijë vaksina antiCOVID në stok.

Po ashtu, ai tha se Kosova tashmë ka aplikuar për njohjen e certifikatës së vaksinimit në vendet e Bashkimit Evropian.

Në stok janë edhe mbi 400 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri në fund të vitit do të arrijnë edhe 500 mijë doza dhe me këtë ritëm do të vaksinohen 75.5 për qind e qytetarëve të moshës mbi 16 vjeçare. Kanë filluar negociatat edhe për dozën e tretë te vaksinës kundër COVID-19 me prodhuesit e vaksinës e po ashtu kemi aplikuar për njohjen e certifikatës së vaksinimit në BE.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pasi ka vendosur të kandidojë për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur Vitia sot përmes konferencës për media.

Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më ka ngarkuar kryeministri Kurti, që do t’i jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe për mbështetjen.

Ndonëse nuk është bërë zyrtare ende, vendin e ministrit Vitia, pritet ta mbajë zëvëndëministrja Dafina Gexha-Bunjaku si ushtruese detyre e nivelit politik.

Kujtojmë se Vitia është kandidat i LVV-së për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Lexo edhe: Gjilan/ 9 vite burgim për dy të rinjtë që e dhunuan 13-vjeçaren dhe gjinekologun që ia mundësoi abortin

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm