Ministri i Shëndetësisë në Kosovë tha të hënën se shëndeti i fëmijëve dhe i nënave do të jetë gjithmonë prioritet i Qeverisë aktuale të Kosovës, andaj u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër sëmundjes COVID-19.
U bëj thirrje edhe njëherë qytetarëve të vendit që të vaksinohen kundër COVID-19, në mënyrë të veçantë u bëj thirrje prindërve të fëmijëve të moshës 12-15 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe grave shtatzëna të vaksinohen, sepse kjo është rrugë e duhur për t’u mbrojtur nga virusi dhe për të frenuar përhapjen e mëtejmë të tij.
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë, në inagurimin e Spitalit për Fëmijë
Thirrja e ministrit Vitia për vaksinim vjen në ditën kur në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit, të cilat do të zgjasin deri më 26 shtator.
Vaksinimi mbetet metoda më efikase e parandalimit të infektimit, sëmundjes dhe vdekjes nga COVID-19./observeri/
Lexo edhe: Afro 2 mijë qytetarë janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-COVID-19