E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Aprovohen tri ankesa ndaj LDK-së, PZAP-i e dënon me 4,500 euro

- Advertisment -spot_img

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 4,500 euro subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pas ankesave të parashtruara nga organizata jo qeveritare BIRN dhe Internews Kosova dhe Lëvizja Vetëvendosje kundër këtij subjekti.

Në vendimin e marrë ndaj ankesës Anr.644/2021 të parashtruar nga BIRN dhe Internws Kosova, LDK-së dega në Lipjan i është shqiptuar dënimi me gjobë në lartësi prej 2,500 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, me rastin e promovimit të subjektit politik dhe kandidatit duke përdorur, ekspozuar personat nën moshën 15 vjeçare, me qëllim të përfitimit elektoral në fushatë zgjedhore dhe në thyerjen e heshtjes zgjedhore në zgjedhjet lokale 2021, të mbajtura më datë 17.10.2021.

Detyrohet subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës me seli në Lipjan, që gjobën e shqiptuar si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi ta paguaj në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi, nën kërcënim të shqiptimit të dënimit shtesë.

Vendimi i PZAP-së

Ankesa tjetër me numër Anr.634/2021 e cila është parashtruar nga LVV ndaj LDK-së është aprovuar gjithashtu nga PZAP.

Sipas vendimit LDK-ja është dënuar me gjobë prej 800 euro për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore në rrjetet sociale për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021.

Ankesa tjetër e LVV-së e parashtruar ndaj LDK-së gjithashtu është pranuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Vendimi i PZAP-së ndaj ankesës me numër Anr.625/2021 ka dënuar LDK-në me gjobë prej 1,200 euro në emër të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politik- thyerje e heshtjes zgjedhore përmes rrjeteve sociale.

LDK detyrohet të paguajë këtë gjobë në afat prej 15 ditëve.

/observeri/

Lexo edhe: PZAP miraton dy ankesa të LDK-së ndaj LVV-së, i shqipton dënim 2,400 euro

Artikuj të ngjashëm