E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Apeli konfirmon aktgjykimin e Themelores, Haradinaj-Stublla e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë

- Advertisment -spot_img

Gjykata e Apelit të Kosovës ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që e shpalli ish-ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla të pafajshme për mosdeklarim të pasurisë.

Siç ka njoftuar Apeli në një komunikatë për media të martën, Prokuroria Themelore në Prishtinë ishte ankuar për vendimin e gjykatës, por Apeli e ka refuzuar si të pabazuar këtë ankesë.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara M.H.S., ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza.

Njoftimi i Apelit

Haradinaj-Stublla akuzohej se si këshilltare politike e kryeministrit Ramush Haradinaj gjatë shtatorit të 2017, nuk kishte deklaruar pronësinë e saj mbi një biznes të regjistruar në Londër. Ajo në tetor të 2019 qe shpallur fajtore nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprën penale “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë” dhe u dënua me tetë muaj burgim me kusht, e njëmijë euro gjobë. Por, pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e kishte anuluar aktgjykimin e Themelores dhe rastin e ktheu në rigjykim. Në rigjykim, u shpall e pafajshme.

/observeri/

Lexo edhe: Sot mblidhet Kuvendi/ Rendi i ditës

Artikuj të ngjashëm