E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Anglia nuk pranon lëshimin e pasaportave të vaksinës

- Advertisment -spot_img

Skemën për lëshimin e pasaportave të vaksinave, që do mundësonte hyrjen në klube dhe tubime të mëdha, e ka mohuar Ministria e Shëndetësisë britanike.

Sekretari i kësaj Ministrie, Sajid Javid, ka thënë se kjo nuk do të ndodhë .

Ne nuk duhet të bëjmë gjëra të tilla. Jam i kënaqur të them se nuk do të ecë përpara ky plan.

Sajid Javid – Sekretar i MSH-së në Britani, për BBC

Një skemë e tillë ishte thënë se do prezantohej në fund të shtatorit por këtë skemë e kanë kundërshtuar edhe deputetët konservatorë nga Grupi i rimëkëmbjes së COVID-19 dhe liberalët demokratë, duke e cilësuar si të papranueshme dhe përçarëse./observeri/

Lexo edhe: Sekretari gjerman thotë se do të jetë e nevojshme të bëhen edhe kompromise të dhimbshme në dialogun Kosovë – Serbi

Artikuj të ngjashëm