E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Anëtari i Listës Guxo vije nga Zvicra në Kosovë për të përkrahur kandidatin e Vetëvendosjes në Istog

- Advertisment -spot_img

Enver Mehaj ka shpenzuar kohë e para që t’i prijë ndryshimit në Istog. Mehaj ka shumë vite që jeton e punon në Zvicër, por që është vazhdimisht i lidhur me situatën politike në Kosovë.

Ai njihet si përkrahës dhe anëtar i Listës Guxo, por që është rreshtuar me Agron Avdijajn e Vetëvendosjes për ndryshimin në Istog. Mehaj do të jetë në Kosovë deri me 18 tetor atëherë kur përfundojnë zgjedhjet lokale dhe kur bindja e tij është që Avdijaj i Vetëvendosjes do të bëj ndryshimin 20 vjeçar në pushtetin lokal në Istog.

Fryma e fitores e cila u nis me 14 shkurt po vazhdon edhe gjatë kësaj fushate, e vula e asaj fitore do të jetë 17 tetori. Enver Mehaj përkrahësi i Listës Guxo, ka ardhur nga Zvicrra për të kontribuar e për tu bërë pjesë aktive e fitores sonë në këto zgjedhje, e për ta mbështetur fushatën tonë të përbashkët. E falenderoj Enverin për mbështetjen që na e dha, e të gjithë mërgimtarët tanë që vazhdojnë të japin kontribut për të mirën tonë të përgjithshme

shkruan Avdijaj në njoftim.

Artikuj të ngjashëm