E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Andin Hoti tregon se hapja e arkivave është në favor të Kosovës

- Advertisment -spot_img

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti, ka dhënë detaje rreth vizitës dyditore në Bruksel të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se e kanë ftuar Lajçakun për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqin çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket “shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së”.

Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson qasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë.

Andin Hoti – Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e të zhdukurve

Hoti po ashtu thotë se kanë kërkuar qasje të plotë në territorin e Serbisë për hulumtime të varrezave masive apo çfarëdo informate që kemi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Ai kritikat që mori për çështjen e hapjes së arkivave nga Vlora Çitaku e PDK-së dhe Faton Klinaku i OVL të UÇK-së i quajti të panevojshme, dhe kërkoi që çështja e të zhdukurve nuk duhet të politizohet./observeri/

Lexo edhe: Ambasada Amerikane i dhuron Policisë së Kosovës pajisje të reja

Artikuj të ngjashëm