E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Analisti nga Amerika flet për situatën në veri: Për Albin Kurtin nuk ka kthim pas

- Advertisment -spot_img

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj përmes një postimi në facebook ka komentuar situatën politike në veri të Kosovës, shkruan Observeri.

Ai e mirëpriti vendimin e Qeverisë Kurti për vendosjen e reciprocitetit të targave, duke thënë se me këtë veprim i është kthyer fuqishëm sovraniteti tërë territorit të Kosovës.

Madje, profesor Maxharraj u shpreh se presidenti serb e di se kufiri i Kosovës është i pakalueshëm.

Por, i preferuari i Thaçit dhe Mustafës në dialog, çetniku dhe nacionalisti shoven i Millosheviqit u tranu, po del mendsh, mendja i ka humbur për këtë që ia bëri Kurti. I ndezi shkëndijat e luftës, i nxiri nacionalistët serbë në veri të Kosovës të bëjnë barrikada. E ka nis edhe artilerinë e rëndë në drejtim të Kosovës duke nxit luftë. Por, ai e di fare mirë se deri ku ai mund ti afrohet Kosovës, sepse kufiri i Kosovës për Vuçiqin është i pakalueshëm, sepse nëse tenton aty do të digjet.

Lexo edhe: Sot dita e shtatë e protestës në veri të Kosovës, kjo është situata atje

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm