Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bëri të ditur se me 22 shtator do të rifilloj puna në ambulancat specialistike.
Në njoftim ShSKUK thotë se rifillimi i ambulancave specialistike po bëhet pas rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se nga data 22 shtator 2021 ( e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike , për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.
SHSKUK
Ndërkohë që sot janë liruar edhe hapësirat e klinikave interne.
Poashtu, nga dita e sotme, 20 shtator 2021, hapësirat e klinikave interne janë liruar, më nuk ka pacientë me COVID-19. Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre.
SHSKUK
Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë