Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga sot do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se do të bëhet edhe dezinfektimi i hapësirave.
Po ashtu, nga e hëna janë liruar edhe hapësirat e klinikave interne dhe aty më nuk ka pacientë me COVID-19.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ( ShSKUK), njofton se nga data 22 shtator 2021 ( e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.
SHSKUK
Ndryshe, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 7 mijë e 635.
Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./observeri/
Lexo edhe: Policët e Njësisë Speciale të Kosovës pastrojnë zonën në Jarinjë