E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Ambasadorja britanike në Beograd: Përparimi në dialog varet nga Kosova e Serbia e jo nga ndërmjetësuesit

- Advertisment -spot_img

Ambasadorja britanike në Beograd, Sian MacLeod, thotë se përparimi në dialogun Kosovë – Serbi varet nga palët e jo nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.

Ajo ka thënë se nuk mund të kritikohet Bashkimi Evropian për përparimin në këtë proces, ndërsa ka shtuar se ky proces ka mbështetjen nga Britania e Madhe e po ashtu edhe nga SHBA-ja.

Përparimi në dialog në fund varet nga Serbia e Kosova, e jo nga ndërmjetësuesit e jashtëm.

Ambasadorja britanike në Beograd, Sian MacLeod.

Ajo ka thënë se është parë edhe në Irlandë të Veriut, se zgjidhja e konflikteve afatgjata dhe të dhimbshme erdhi me marrjen e hapave vendimtarë dhe të guximshëm nga liderët politikë, të cilët fituan edhe Çmimin Nobel për Paqe.

Shpresoj të shohim vullnet të ngjashëm politik edhe në Beograd e Prishtinë.

Tha McLeod.

Sa i përket aksionit të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, përfshirë edhe në veri, në luftim të kontrabandës, MacLeod ka thënë se Britania mbështet luftën kundër krimit të organizuar.

Për fat të keq, disa qytetarë dhe pjesëtarë të Policisë u plagosën në përleshjet gjatë operacionit policor. Krimi i organizuar fatkeqësisht është problem serioz në gjithë rajonin. Grupet kriminale janë të përfshira në kontrabandën e gjërave të ndryshme, përfshirë edhe të armëve e drogës.

Përfundoi McLeod

/observeri/

Lexo edhe: Shkon në 100 numri i banesave të dëmtuara në Bulqizë nga tërmeti

Artikuj të ngjashëm