E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Ambasadori rus inspekton forcat ushtarake serbe në Rashkë, ka disa fjalë për Kosovën

- Advertisment -spot_img

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, ka parë nga afër bazën ushtarake të Serbisë në Rashkë, me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç dhe shefin e Shtatit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka urdhëruar ngritjen e gatishmërisë ushtarake për një pjesë të njësive të Ushtrisë së Serbisë.

Situata në veri është tensionuar, ku janë bllokuar rrugët në Jarinjë e Bërnjak, pas vendosjes së masës së reciprocitetit të targave ndaj Serbisë.

Veç ambasadorit rus në bazën ushatarake në Rashkë ishte edhe i dërguari i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Alexander Zinchenko.

Stefanoviç tha se një pjesë e ushtrisë është në gatishmëri të shtuar luftarake si dhe shtoi se Kosova duhet të tërheq forcat policore nga Jarinjë e Bërnjaku, për të biseduar.

Lexo edhe: Vjen reagimi nga Austria për situatën në veri

Para kësaj, nuk është e mundur të bisedohet, me ata që nuk respektojnë asnjë marrëveshje dhe shkaktojnë destabilizim e trazira, me qëllim të dëbimit të serbëve nga veriu.

Stefanoviç.

Ne nuk po sjellim tension, e as nuk do të na thotë ndokush se ku do t’i përdorim forcat, ushtrinë dhe policinë tonë në pjesën qendrore të Serbisë, ky është vendim sovran i Serbisë.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm