E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Ambasada e SHBA-së: Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë

- Advertisment -spot_img

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit të targave me Serbinë.

Në një reagim në Twitter, Ambasada amerikane ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë.

Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet –menjëherë, pa vonesë

thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Sot, Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë. Veturat me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme, njëësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi.

Lexo edhe: Ish-negociatori serb: Regjimi i Vuçiqit po gënjen, marrëveshja për targa ka skaduar |

Artikuj të ngjashëm