E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Ambasada amerikane: Përjetësisht mirënjohës Kosovës për angazhimin në luftën kundër terrorizmit

- Advertisment -spot_img

Në përkujtim të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot në Kosovë janë shënuar disa aktivitete, shkruan Observeri.

Ambasada Amerikane në Kosovë, është deklaruar përmes një postimi në facebook duke thënë se SHBA-të mbeten përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës dhe partnerëve të tjerë të angazhuar në luftën kundër terrorizmit.

Njëzet vjet më parë sot, terroristët vranë gati 3,000 burra, gra dhe fëmijë nga 90 vende në një sulm të paparë në tokën amerikane.
Ndërsa mbajmë zi për të humburit dhe nderojmë sakrificat e personave të parë që reaguan, Shtetet e Bashkuara mbeten përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës dhe partnerëve të tjerë të angazhuar kundër terrorizmit për t’i mbajtur vendet tona të sigurta. Kurrë mos harroni 9/11.

Ambasada Amerikane, Kosovë

Lexo edhe: Flet kryeministri Kurti/ Raportimet për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm