E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Ambasada Amerikane i dhuron Policisë së Kosovës pajisje të reja

- Advertisment -spot_img

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada Amerikane në Kosovë,.

Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit – Ambasada Amerikane në Kosovë në koordinim me DOJ-ICITAP dhe EXBS i dhuruan Kosovës pajisje për zbulimin e eksplozivëve dhe narkotikëve.

Pranim – dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti si dhe Shaën Ëaddoups Drejtor i INL.

Ky donacion i pranuar sot me pajisje të avancuara dhe shumë të sofistikuara do të mbështetë Policinë e Kosovës në luftimin e shumë dukurive negative në kohë reale si dhe zbulimin dhe praninë e substancave të rrezikshme si eksplozivë dhe lëndë narkotike. Donacionet e tilla janë një mbështetje e çmuar dhe Policia e Kosovës falënderon Ambasadën Amerikane dhe INL për bashkëpunimin si dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme policore.

Samedin Mehmeti – Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Kuvendi kthehet nga pushimi të hënën/ Rendi i ditës

Artikuj të ngjashëm